
Samir Ujkani është një nga të preferuarit e shumë menaxherëve të disa skuadrave të njohura të Serisë A, që ndjekin shpesh nga tribuna Novarën në ndeshjen e saj në Lega Pro.
Skuadra e portierit shqiptar ka bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë sezon. Kryeson Grupin A dhe shikon gjithnjë edhe më pranë ngjitjen në Serinë B. Por në Novara nuk flitet vetëm për kreun. Ata nuk mund ta harrojnë përballjen me Milanin në Kupën e Italisë.
Por kohët e fundit nuk ka kaluar pa u vënë re edhe një detaj shumë interesant: prania e menaxherëve të shumtë të merakos së skuadrave të njohura në Serinë A dhe Serinë B, të cilët ndjekin nga afër disa prej futbollistëve të Novarës. Të rinjtë e janë më të kërkuarit, mes të cilëve pikërisht portieri shqiptar i skuadrës, Ujkani.
Numri një i Novarës është në pronësi të Palermos, por sipas vendasve do të qëndrojë edhe për një vit tjetër te Novara.
Top Channel