Pjesëmarrja e Serbisë në samitin e Sllovenisë do të thoshtë njohje e pavarësisë së Kosovës.

Kështu ka deklaruar drejtori politik në Ministrinë e Jashtme serbe, Borislav Stefanovic, i cili ka theksuar se Kosova duhet të përfaqësohet kudo nga UNMIK-u.

Stefanovic ka shprehur gjithashtu bindjen e tij se mungesa e Serbisë në këtë samit nuk do të ketë pasoja për procesin e integrimit.

“Vija jonë e kuqe dihet, ajo është prania e përfaqësuesit te UNMIK-ut. Kushti i Serbisë është parimor dhe mbetet në fuqi përsa i përket politikës së shtetit. Vetëm UNMIK e përfaqëson Kosovën në tubimet ndërkombëtare”, ka pohuar Stefanovic.

Top Channel