Samiti, Berisha: Ndihmon për integrimin në BE

20/03/2010 15:25

Shefat e qeverive të rajonit u mblodhën në Brdo të Sllovenisë për të forcuar bashkëpunimin dhe ndihmuar njëri-tjetrin në proceset integruese në BE dhe NATO.

”Shqipëria i kushtoi një vëmendje shumë të madhe bashkëpunimit rajonal, dëshmi e një transformimi shumë të thellë edhe një përpjekje serioze në rrugën e integrimit”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Sali Berisha komentoi dhe mungesën e Serbisë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se vendi i presidentit Tadic është në këtë samit.
 
Përvec kryeministrit Berisha dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaci bëri koment të shkurtër përpara takimit, duke theksuar se vizion mbetet bashkëpunimi dhe jo bojkoti.

Ashtu sic pritej, Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy nuk merr pjesë në punimet e konferencës dhe po keshtu as Presidenca Spanjolle nuk e përfilli ftesen kroato-sllovene.

Por Komisioneri Europian për Zgjerimin, Shtefan Fyle mbylli vizitën e tij në rajon duke marrë pjesë në takimin e Brdos.

“Kjo konferencë do vendosë drejtimin e duhur të hapave të mëtejshëm. Vendet duhet ta kuptojnë se është në përfitim të tyre, nëse punojnë bashkë”, theksoi Fyle.

Kryeministrja e Kroacisë Jadranka Kosor shpërndau dhuraten simbolike, nje CD me  legjislacionin europian për kreun e ekzekutivit shqiptar Berisha, atë te Kosoves Thaci, kryeministrit maqedonas Gruevski, atë malazez Djukanovic  e boshnjak Nikola Spiric.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA