Profili i Romeo Lekës

20/03/2010 09:25

Më duheshin para, ndaj dhe hyra në bankë për të grabitur. Keshtu u justifikua 25 vjecari Romeo Leka përpara oficerëve të polcisë dhe prokurorisë për grabitjen e bankës në mes të ditës së djeshme dhe marrjen peng të një vajze të re për rreth 45 minuta.

Ai dukej krejt i qetë dhe madje, përvec rrëfimit për ngjarjen, duket se nuk i ka bërë përshtypje të rëndojë edhe më tej pozitat e tij përpara ligjit.

I riu nga Lezha i ka shtuar vetes edhe një akuzë tjeter, përkatësisht vrasjen me thikë të 22 vjecarit nga Kukësi, Ranato Islam Krasniqi, në Athinë në fillim të marsit.

Nderkohë, familjarët e viktimës u paraqitën në policinë e Kukësit për të bërë denoncim dhe për të dhënë versionin e tyre.

Burimet thanë se grupi hetimor me në krye prokurorin e Krimeve të Rënda Adnan Xholi, kanë marrë rrëfimin e të pandehurit, i cili ka pohuar se ka kryer vrasjen në fjalë para dy javësh e me pas është kthyer menjëherë në Shqipëri.

“Erdhi tek unë, i thash që s’të mbaj dot dhe se duhet të shkosh në Lezhë ku ke banimin”, tregon daja i tij.

Një ditë më parë ai ishte filmuar nga kamerat e sigurisë gjatë një tentative të dështuar për të vjedhur nje filial banke po në kryeqytet. Këto filmime janë prova shtese qe do dërgohen ne gjykate për akuzat ndaj lezhjanit.

Ai jetonte vetëm që prej tre vjetësh, pasi familja e tij ndodhet në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara. Gjatë këtyre viteve i riu ka bërë një jetë të shpërndarë në rrethe te ndryshme, madje ka emigruar edhe si klandestin.

Pas kthimit nga Greqia, Romeo Leka kërkoi mbështetje nga daja i tij që ta strehonte dhe ta ndihmonte për të gjetur pune.

Por ai nuk e kish pranuar në shtëpi Romeon. “Ishte pa letra, pa gjëra  dhe e kthyen. Herën e fundit u kthye vetë”, tregon daja.

Burime konfidenciale të polcisë thanë për TCH se 25 vjecari ka folur edhe për një vrasje tjetër në Amerikë.

Ai u tha prokurorëve se gjykata nuk e kishte dënuar pasi krimi kishte ndodhur ne kushtet e vetëmbrojtjes dhe ai në atë kohë ka qene i mitur.

Bëhet e ditur se të dhënat e të riut do të përcillen per në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Interpolit, për shkëmbim informacionesh të tjera mbi të pandehurin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA