Maas: Statusi i Kosovës, cështje e zgjidhur

20/03/2010 10:50

Ambasadori gjerman në Beograd, Wolfram Maas ka përsëritur qëndrimin e Berlinit zyrtar se statusi i Kosovës është një cështje e zgjidhur.

“Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës, kështu që për ne statusi është cështje e zgjidhur”, ka deklaruar Maas në një intervistë për një të përditshme serbe.

Diplomati ka nënvizuar se Gjermania e kupton qëndrimin ndryshe të Serbisë, por ka shtuar se pavarësisht kësaj, Beogradi duhet të bashkëpunojë me Prishtinën.

“Ekzistojnë një mori temash të rëndësishme për jetën e përditshme, për të cilat Prishtina dhe Beogradi duhet të bisedojnë dhe të gjejnë një marrëveshje në interes të qytetarëve të tyre”, ka shtuar Maas.

Top Channel