Durrës, gjenden të vdekura në shtëpi nënë e bijë
20/03/2010 09:40
Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në qarkun e Durrësit, ku nene e bije janë gjetur të vdekura në banesën e tyre në fshatin Rrashbull.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave viktimat janë shtetaset Sabrie dhe Zenepe Kabashi, 78 dhe 42 vjec.
Sipas burimeve, nga hetimet paraprake ka rezultuar se dy grate kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga gazi.
Top Channel