
Dinamo ka pësuar një humbje te ngushtë në Korcë përballë Skënderbeut të vendit të parafundit, por pa e rrezikuar vendin e parë në renditje pasi Besa ndodhet 17 pikë larg.
Blutë e Muces jane mposhtur 4-3 në një ndeshje që të gjitha emocionet i ka dhuruar në pjesën e dyte. 45 minutëshi i parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por në pjesën e dytë, Skënderbeu shenoi dy herë me anë të Gurreib.
Më pas ishin miqtë ata që dy herë me Bakaj dhe një herë me Putincanin kaluan në avantazh. Por asgjë nuk u mbyll me kaq, pasi ishin minutat 71 dhe 74 që Frashëri dhe Nesterovic arritën të kthejnë rezultatin në 4-3.
Në takimin e Fierit mes Apolonisë dhe Shkumbinit, shifrat e 90 minutëshit u fiksuan në 0-0, ndërsa Gramozi mundi Teutën 2-1 në Durrës me gola të Dos Santos dhe Hadjibulic ne pjesen e dytë.
Me këtë fitore Gramozi vazhdon të mbajë vendin e fundit me 22 pikë, ndërsa Skënderbeu fiton 3 pikë me mjaft vlerë duke u ngjitur në kuoten e 27 pikëve, po aq sa Vllaznia.
Top Channel