Brace: Do vazhdojmë me rrugë politike
20/03/2010 10:15
Pas përfundimit të seancës së djeshme parlamentare, deputeti Erjon Brace deklaroi për Top Channel se opozita do të vazhdojë të konsumojë ende rrugë politike, edhe pse të tilla kanë mbetur fare pak.
Në këto kushte, sipas Braces, opozitës nuk i mbetet vecse të hidhet në protesta popullore për të rivendosur, sikurse tha ai, demokracinë në binarët e saj.
“Do të vazhdojmë të veprojmë me rrugë politike dhe me protesta. Përsa i përket hyrjes së mëtejshme në Parlament është ende herët të flitet”, ka pohuar Brace.
Top Channel