BB: Pa termocentrale s’do të ketë gazsjellës

20/03/2010 08:55

Banka Botërore bëri të ditur se e vetmja mënyrë që gazsjellësi TransAdriatik të ndërtohet, është shoqërimi i këtij projekti me ndërtim termocentralesh.

Në një raport të zgjeruar për situatën energjetike në rajonin tonë, BB thotë se gazifikimi i Europës Juglindore kërkon domosdoshmërisht ndërtimin e termocentraleve.

“Gazsjellësi Jon-Adriatik është pjesë e një projekti më të gjerë për të krijuar unazën e gazit në rajonin e Ballkanit dhe do të lidhë me rrjetin botëror të gazit Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kroacinë e Jugut”, thuhet në raport.

Gazi i konsumuar në këto vende do të sillet nga Rusia dhe Azia Qendrore duke përdorur linjat ekzistuese që e dërgojnë aktualisht atë deri në Bullgari e Greqi.

“Që projekti për këtë gazsjellës të bëhet ekonomikisht i leverdishëm dhe i financueshëm nga bankat, nevojitet ndërtimi i tre termocentraleve, një në Fier, një në Podgoricë në Malin e Zi dhe një në Split të Kroacisë”, vijon raporti.

“Por e ardhmja e këtyre termocentraleve është shumë e paqartë, për shkak se asnjë nga projektet nuk është përfshirë në planet e deklaruara të këtyre vendeve për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA