Bërdica, banorët të pakënaqur nga qeveria
20/03/2010 19:50
Harku i Bërdices u bë simbol i permbytjeve në Shkodër. Për javë të tëra kjo zonë, përfshi edhe tokat përreth, qëndruan nën ujë.
Të mbjellat u shkatërruan së bashku me gjënë e gjallë. Kjo rrugë ishte nën ujë ndërsa banorët e Bërdices presin të marrin dëmshpërblimet. Disa thonë se nuk e kanë parë emrin në lista, ndërsa një fermer nga Bërdica refuzon të marrë kompesimin e caktuar nga qeveria.
Banorët thonë se një pjesë e tyre kanë marrë vetëm disa ushqime por ende asnjë kompesim për dëmin e shkaktuar nga uji. Osman Nasufi shton se kompesimi i caktuar nga qeveria nuk mjafton as për të blerë farën për mbjelljet e reja.
Top Channel