Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti do të presë sot në Tetovë një delegacion nga Kosova, i cili do t’i dhurojë një kopje të Deklaratës së Pavarësisë.

Me këtë dhuratë, Prishtina zyrtare dëshiron të shprehë vlerësimet maksimale për kontributin e dhënë nga Ahmeti për shpalljen e pavarësisë.

Qeveria e Kosovës e konsideron liderin e BDI-së si pjesë të atyre personaliteteve të shquara që kanë kontribuar në formimin e shtetit të ri të Ballkanit.

Top Channel