
Anglia i është shumë mirënjohëse trajnerit italian Fabio Capello, i cili edhe pse nuk ka fituar ende asgjë, ka rritur ndjeshëm prestigjin e kombëtares së “Tre Luanëve”.
Pasi mori drejtimin e kësaj kombëtareje, Capello ndërtoi një grup të besueshëm, të frikshëm dhe njëkohësisht pretendent për Kupën e Botës 2010. Sipas gazetës “Times”, Capello është njeriu i sportit më influent në ishull dhe personi i duhur për t’i dhënë Kupën e Botës kombëtares së vendit ku u shpik futbolli.
Vendin e dytë e mban shefi i FIFA-s, Sepp Blatter, ndërsa Ëayne Rooney e Alex Ferguson mbajnë respektivisht vendin e pestë dhe të shtatë në këtë renditje. Sipas “Times”, Capello ka treguar gjithë fuqinë dhe karizmën e tij, pa pasur frikë për vendimet e marra.
“Nuk është i vetmi, por i fundit që tregon nevojën e fuqisë së teknikut të kombëtares”, shkruan mes të tjerash “Times”.
Top Channel