Komisioneri evropian për Zgjerimin, Shtefan Fule ka vizituar dje Sarajevën, prej nga ka deklaruar se heqja e vizave për qytetarët e këtij vendi do të shqyrtohet muajin e ardhshëm.

Ndërkohë, gjatë paradites së sotme Fule do të qendrojë në Prishtinë ku do të takohet me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaci.

Ndërsa gjatë pasdites ai do të jetë në Tiranë, ku me krerët politikë do të bisedojë për krizën politike që ka përfshirë Shqipërinë, si dhe për proceset integruese të vendit.

Top Channel