Topalli: Opozita kërkon vetëm krizë

19/03/2010 12:55

Fjala e kryetares se kuvendit Jozefina Topalli ka shkaktuar reagimin e deputëve socialistë të pranishëm në sallë.

Drejtuesja e legjislativit akuzoi opozitën se nuk kërkon as të hapë kutitë e as të bëjë transparencën e zgjedhjeve, por ka si qëllim transmetimin e krizës së kreut Edi Rama, në një moment tepër të rëndësishëm për Shqipërinë, në prag të liberalizimit të vizave.

“Ju nuk kërkoni transparencë, sepse ne po ju propozojmë zgjidhjen, ju nuk doni hapjen e kutive, sepse nuk lexoni amendamentin tonë. Nuk ka zgjedhje të manipuluara kur humbet, nuk ka zgjedhje të manipuluara kur ato janë certifikuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë”, u shpreh Topalli, duke kërkuar nga opozita që të bëjë detyrën qe i takon në parlamentin shqiptar.

Menjëherë pas këtyre fjalëve deputeti socialist Ilir Gjoni e cilësoi të turpshëm qëndrimin e kryetares së kuvendit dhe kryeministrit Sali Berisha, duke hedhur akuza të rënda ndaj tij.

Top Channel