Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se pas vendimit të GJND-së Beogradi dhe Prishtina do të ulen sërish në bisedime për të gjetur një zgjidhje të negociuar mbi statusin e Kosoves.

“Jemi të gatshëm që pas vendimit të GJND-së mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë të arrijmë një kompromis përmes dialogut”, ka pohuar Tadic.

Kreu i shtetit serb ka nënvizuar më tej se nuk mund të pranohet kërkesa e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi dhe të lihen mënjanë pretendimet e banorëve serbë për të jetuar nën catinë e Beogradit.

“Ka realitete të ndryshme ne Kosovë. Nga njëra anë kemi shqiptarët që nuk duan të jetojnë nën një cati me Serbinë dhe nga ana tjetër kemi serbët që nuk duan të jetojnë në të ashtuquajturën Kosovë e pavarur”, ka shtuar Tadic.

Top Channel