Faktori ndërkombëtar ka rritur presionet ndaj kryeministrit të Kosovës Hashim Thaci, për kryerjen e ndryshimeve në radhët e qeverisë së tij.

Pas apelit të shefit të ICO-së Piter Feith, për largimin e një ministri të korruptuar nga kabineti qeveritar, një kërkesë analoge ka ardhur edhe nga ambasadori britanik në Prishtinë, Andy Sparks.

Diplomati ka deklaruar se vendi i tij është i interesuar që këto ndryshime të bëhen sa më shpejt.

“Ne i presim me interes këto ndryshime. Pas bisedimeve që kam zhvilluar me kryeministrin e Kosovës kam marrë garanci se ai është i interesuar për nje qeverisje të mirë që të luftojë korrupsionin”, ka pohuar Sparks.

Ndërkaq, kryeministri Thaci ka bërë të ditur se ndryshimet në kabinetin e tij do të ndodhin së shpejti.

Top Channel