Napoletano: Paqja nis nga përfshirja në proçes e Sirisë

19/03/2010 04:55

Presidenti italian Xhorxho Napolitano, pas takimit me presidentin sirian Basher al Asad kundërshtoi vazhdimin e ndërtimeve të vendbanimeve të reja izraelite në Jeruzalemin Lindor.

“Ndërtimet e reja në Jeruzalemin Lindor nuk kontrubuojnë për një paqe të qëndrueshme. Paqja që të jetë solide duhet të nisë me përfshirjen në bisedimet për të, aktorët e interesuar mes të cilëve është edhe Siria. Kthimi i territoreve të pushtuara, përfshirë edhe Lartësitë Golan duhet të jetë një objektiv primar dhe të vazhdojë me vendosmëri’, deklaroi kreu i shteti italian.

Top Channel