
“Në letër është një short i lehtë”. Ky ka qënë komenti i pare i presidentit të Interit, Massimo Moratti pas shortit ne Nyon te Zvicres, ku Interi ka njohur kundershtarin e cerekfinales së Champions League që do të jetë CSKA-ja e Moskës.
“Skuadrat e tjera janë më të frikshme si psh Manchester United apo Barcelona por gjithësesi nuk i dihet asnjëherë”, theksoi bosi zikaltër. Ndërkohë, administratori i deleguar, Ernesto Paolillo shpjegon se Interi do ta vlerësojë në maksimum këtë ndeshje.
“Nëse ishte short i favorshëm ose jo do ta marrim vesh pas ndeshjes. Do gabojmë rëndë nëse e nënvleftësojmë skuadrën ruse sepse janë më të freskët se ne dhe sepse ndeshja do të luhet në bar sintetik”, thekson ai.
Koment të ngjashëm me Moratti-n ka bërë edhe përfaqësuesi i Interit ne Nyon, Luis Figo. “Në këtë moment nuk mund të zgjedhim skuadra por evitimi i Barcelonës dhe Manchester-it është gjë e mirë”, theksoi portugezi.
Top Channel