Kuvendi vazhdon debatin maratonë, cka duket se ka krijuar pakënaqesi te Komisioneri i Zgjerimit Shtefan Fyle që pritet të mbërrijë ne Tirane pasdite per takime me krerët më të lartë të shtetit.
Nga Prishtina, të cilën e vizitoi paradite, Fule ka deklaruar se do t’i jape një mesazh të fortë politikës shqiptare.
“Marrëveshja politike do të jetë një nga temat kryesore të bisedimeve në Shqipëri”, u shpreh Fyle pas takimit me Sejdiun.
Pas një takimi me kryeministrin Thaci, Fyle ka frenuar disi entuziasmin për vizat.
“Jemi në mes të procesit dhe planifikojme që të paraqesimin vlerësimin para Këshillit Europian në mes të prillit. Nuk e di se cili është niveli i zbatimit të udhërrëfyesit për vizat. Na jepni më shumë kohë që të vlerësojmë hapat e bëra nga autoritetet në Shqipëri nëse ky kuvend ka përmbushur kushtet. Nëse po do t’i nisen rekomandimiet përkatëse Këshillit dhe Parlamentit Evropian që të veprojne në bazë të këtyre rekomandimeve”, u shpreh Fyle.
Top Channel