Ambasadori spanjoll në Beograd, Injigo de Palasio Espanja ka deklaruar se vendi i tij vlerëson se Kosova në samitet nderkombëtare duhet të paraqitet vetëm në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit te Sigurimit të OKB-së.

Sipas diplomatit, duke qenë se në radhët e BE-së nuk ekziston një konsensus i plotë për pavarësinë e Kosovës, atëherë ajo duhet të paraqitet vetëm nën kupolën e UNMIK-ut.

“Duke qenë se në BE nuk ekziston konsensusi mbi pavarësinë e Kosovës, mundësia e vetme për të arritur një konsensus është që të ruajmë praktikën që autoritetet kosovare të përfaqësohen nën kupolën e UNMIK-ut dhe në harmoni me rezolutën 1244”, ka pohuar De Palasio Espanja.

Top Channel