Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se Kosova do të marrë pjesë në samitin e Bërdosë për Ballkanin si shtet i barabartë me të tjerët.

“Ne kemi dhënë idetë tona. Nëse të tjerët ftohen si shtete, ashtu duhet të ftohemi edhe ne. Nëse vendoset që pjesëmarrësit të kenë vetëm emrat dhe jo emërtimet e shteteve, edhe këtë do ta pranojmë. Gjithcka që vlen për të tjerët do të vlejë edhe për ne, por Kosova duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë”, ka pohuar Sejdiu.

Të njëjtën gjë deklaroi pak më parë edhe zëvendëskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci.

Top Channel