Presidenti i BE, Herman Van Rompuy, pas takimit të zhvilluar në Bruksel me kryeministrin slloven Borut Pahor, nuk ka bërë asnjë deklaratë për pjesëmarrjen e tij në samitin për Ballkanin që do të zhvillohet të shtunën në Bërdo.

Për mediat është shprëhur shkurt vetëm Pahor, i cili ka deklaruar se, “nesër është një ditë e re”.

Kështu, pjesëmarrja ose jo e Rompuy në këtë samit mbetet mister. Më herët është raportuar se ai do të mungojë për shkak të përplasjeve mes Serbisë dhe Kosovës.

Top Channel