Rossi “ngrin” kundërshtarët edhe në Losail

18/03/2010 21:45

Valentino Rossi i tremb të gjithë kundërshtarët pasi ka arritur të regjistrojë sërish kohën më të mirë në testet që po zhvillohen në Losail pas atyre në Sepang.

“Doktori” regjistroi kohën 1:55.971, duke lënë pas Casey Stoner me kohën 1:56.203. Randy De Puniet me LCR Honda MotoGP ka arritur të surprizojë me vendin e tretë, ndërsa bie në sy koha e Nicky Hayden që rikthehet në nivelet më të larta duke zënë vendin e katërt.

Më pas, renditja vazhdon me; Ben Spies, Andrea Dovizioso, Loris Capirossi, Jorge Lorenzo, Colin Edwards, Mika Kallio, Marco Melandri, Hector Barbera, Hiroshi Aoyama, Alvaro Bautista, Dani Pedrosa, Aleix Espargaro dhe Marco Simoncelli.

Top Channel