Metrologjia, karburanteve: Po vijmë t’ju kontrollojmë

18/03/2010 20:00

Pas ankesave të shumta për abuzime me cilësinë dhe sasinë e karburantit që u shitet konsumatorëve, Drejtoria e Metrologjise ka vendosur te dalë në treg për të kryer verifikime në një pikë karburanti.

Por subjekti ishte njoftuar më parë për kontrollin, pikërisht nga ata që duhet të ushtronin kontroll.

Me insistimin e gazetarëve, inspektorëve iu kerkua të kontrollohej nje tjetër subjekt, pa paralajmerim. Kerkesë që u pranua pas shumë hezitimesh nga Grupi i Kontrollit. Por në subjektin tjeter grupi i kontrollit nuk arriti te verifikoje pompat. Ndonese ka te gjithe fuqite ligjore si institucion shteteror, punonjesit nuk munden te kontrollonin pasi mungonte menaxheri i subjektit.

E ndërsa qytetarët përballën cdo ditë me abuzime me cilësinë në tregun e karburantëve, të cilat janë pranuar edhe nga vetë strukturat shtetërore, kontrollet e ketyre te fundit perpara kamerave nxjerrin gjithmone ne dukje vetem anen pozitive. Nuk dihet se per cfare arsyesh, subjektet qe duhet t’i nenshtrohen kontrollit jane te lajmeruara, ndersa Inspektoriati duket i pafuqishem per te vene nen kontroll tregun dhe ndeshkuar abuzimet.

Top Channel