Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski i është përgjigjur negativisht ftesës së liderit opozitar Branko Cërvenkovski për një debat të drejtpërdrejtë televiziv.

“Nuk dal në duel televiziv me kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski. Unë si politikan përgjigjem para qytetarëve dhe para atyre që më kanë zgjedhur, e jo para Cërvenkovskit. Unë çdo ditë jam pranë qytetarëve të Maqedonisë”, ka deklaruar Greuvski.

Lideri i opozitës para disa ditëve e ftoi Gruevskin në një debat televiziv, në të cilin ai kërkoi të trajtohet privatizimi, që është realizuar në vitet ‘90 dhe për konfliktin e vitit 2001.

Top Channel