Autoritetet malazeze kanë vlerësuar se Mali i Zi dhe Kosova po hyjnë në një fazë të re marrëdhëniesh.

Sipas zëvendëskryeministrit Igor Lukshic, nënshkrimi i paktit doganor do të pasohet me shkëmbimin e ambasadorëve, ndërtimin e pikave kufitare dhe me vizitat e biznesmenëve.

“Në periudhën e ardhshme duhet pritur thellimi i bashkëpunimit. Mali i Zi është i interesuar që të cojë përpara marrëdhëniet ekonomike me të gjitha vendet e rajonit dhe në këtë drejtim tregu i Kosovës përbën një sfidë të rëndësishme për biznesmenët tanë”, ka pohuar Lukshic.

Top Channel