Trupat e KFOR-it i kanë kaluar sot Policisë së Kosovës përgjegjësinë për ruajtjen e sigurisë në Gazimestan.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave kalimi i kompetencave u bë në bazë të një vendimi të miratuar nga Këshilli i NATO-s.

“Ky dorëzim tregon besimin që vendet e NATO-s kanë në aftësitë e Policisë së Kosovës për të kryer këtë detyrë të rëndësishme”, thuhet në një komunikatë.

Top Channel