Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka pritur të enjten në takim Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Sami Kurteshin, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre institucioneve.

Kastrati, ka thënë se bashkëpunimi me këtë institucion vlerësohet shumë i rëndësishëm, sidomos për Mitrovicën, komunë kjo e cila ballafaqohet me probleme të mëdha për shkak të specifikave politike.

Sipas Telegraf, Kastrati ka theksuar se rrethanat që e kanë përcjellë Mitrovicën kanë bërë që problemet të jenë të mëdha si në fushën sociale, ekonomike etj.

Kreu komunal, ka përmendur si problem edhe mosfunksionimin e gjykatave në veri të qytetit. Kjo, tha ai, ka rënduar shumë jetën e qytetarëve, të cilët nuk mund t’i realizojnë të drejtat e tyre.

Top Channel