Brenda këtij muaji është planifikuar të zhvillohet një takim mes kryeministrit grek Jorgos Papandreu dhe atij maqedonas Nikolla Gruevski.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave takimi do të zhvillohet në kuadër të takimit të rregullt të BE-së.

Në qendër të bisedimeve pritet të jetë cështja e emrit, për të cilën Athina ka shprehur gatishmëri për t’u ulur në tryezën e negociatave.

Megjithatë, shtojnë burimet, takimi nuk është konfirmuar ende, ndërkohë që janë konfirmuar takimet e Gruevskit me komisionerin Fule dhe me presidentin e BE, Van Rompuy.

Top Channel