Energjia, qeveria premton kompensim

18/03/2010 20:05

Qeveria ka premtuar sërish të kompensojë rritjen e cmimit të energjisë. Pas vendimit të meparshem për kompensim prej 500 lekësh, shtrenjtimi tej parashikimit i energjisë elektrike ka detyruar qeverinë të shtojë vlerën e kompensimit për familjet në nevojë edhe më 140 lekë të tjera.

Të gjitha familjet me paga minimale, ato që marrin ndihmë ekonomike, apo invalidet do të perfitojnë 640 lekë për 200 kilovat/oret e parë.

Ne mbledhjen e Këshillit të Punës u diskutuar edhe per unifikimin e cmimit te energjisë elektrike në vendet e rajonit. Shqipëria ka nënshkruar një marreveshje me 7 vende të rajonit ku do të ketë bashkëpunim mbi sigurimin e energjisë elektrike

Unifikimi i cmimit te energjisë elektrike ne të gjithë rajonin mund te sjelleë edhe një rritje të cmimit. Keto diskutime u bene ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te Punes ku kreu i Konfederates Kol Nikolla ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punes, pasi sipas tij ky i fundit ka shkelur ligjet dhe ka rritur informalitetin.

Top Channel