Barcelona mendon largimin e Ibrahimovic

18/03/2010 19:30

Zlatan Ibrahimovic dhe Barcelona kanë hyrë në një fazë krize për shkak të zbehjes së lojtarit suedez dhe zhgenjimit që ka dhuruar deri në këtë pikë të sezonit.

Ish shtatlarti i Interit nuk arrin të përshtatet me skemat e teknikut Guardiola dhe kupa u mbush në ndeshjen e kthimit ndaj Shtutgartit, ku ai ngrohu stolin. Sipas BBC-së, mes Barcelonës dhe Liverpool mund të bëhet një shkëmbim kokë më kokë me Fernando Torres.

Një tjetër hipotezë është largimi i suedezit për t’i bërë vend galicianit David Villa. Ibrahimovic u ble këtë verë nga Interi për rreth 35 milione euro plus bomberin Samuel Eto’o.  

Top Channel