Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Cathernie Ashton ka akuzuar serbët e Bosnjes se po përpiqen të pengojnë procesin e paqes në këtë vend.

Qendrimin e saj Ashton e ka paraqitur edhe në raportin që i ka dorëzuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

“Republika Serbe po rrezikon drejtpërdrejt kornizën e përgjithshme të marrëveshjes për paqen në Bosnje, sidomos kur kemi të bëjmë me anekset e lidhura me autoritetin e përfaqësuesit të lartë”, është shprehur Ashton.

Shefja e diplomacisë evropiane ka theksuar gjithashtu se liderët serbë të Bosnjes kanë vënë në rrezik integritetin e vendit, duke vënë në tryezë mundësinë e ndarjes.

Top Channel