“Marca” i kerkon Perez-it të marrë Mourinho-n

18/03/2010 20:00

Gazeta “Marca” që qëndron prane klubit të Real Madrid, është përfshirë direkt në cështjen e krizës së skuadrës mbretërore pas eleminimit nga Champions League.

Në një letër të hapur drejtuar presidentit te klubit Florentino Perez, drejtori i gazetës kërkon që ai të marrë në skuadër teknikun portugez, Jose Mourinho.

Në listë figurojnë edhe emrat e Benitez, Ancelotti-t e Capello-s. Kontrata e teknikut aktual Manuel Pellegrini skadon në vitin 2011, por “Marca” kërkon shkarkimin e tij.

Të katër emrat e përmendur më lart janë trajnerë që kanë eksperiencë të madhe ne Evropë dhe e kane fituar të paktën një herë trofeun më prestigjoz të kontinentit.

Top Channel