Përfaqësuesi i diplomacisë greke, Dimitris Drucas ka deklaruar se Athina pret që SHBA të ndikojnë tek Shkupi për të zgjidhur cështjen e emrit.

Sipas Drucas, pala maqedonase duhet të paraqitet me një qendrim serioz në tryezën e bisedimeve, në mënyrë që të arrihet në një kompromis.

“Nëse SHBA mund të bindin lidershipin politik të Shkupit që të paraqitet në tryezë me një qendrim konstruktiv, atëherë ky do të ishte një zhvillim pozitiv. Pikërisht për këtë është biseduar edhe me presidentin Barack Obama”, ka pohuar Drucas.

Më tej diplomati grek ka përsëritur qendrimin e Athinës për një zgjidhje kompromisi, që të përmbajë një përcaktim gjeografik.

Top Channel