
Gjatë një vizite pune në Berat, Presidenti i Republikës Bamir Topi komentoi situatën politike, duke vlerësuar rivendosjen e dialogut. (UPDATE)
Sipas presidentit Topi, demokracia në Shqipëri i ka të gjitha shanset që të bëjë progres, pavarësisht se ndonjëherë gjërat duket sikur nuk kanë rrugëdalje.
Sipas presidentit Topi politika ka gjithmonë mundësi që mbi bazën e dialogut dhe të një predispozicioni për të arritur një zgjidhje në funksion të Shqipërisë, do të dijë të gjejë edhe rrugët e bashkëpunimit.
Presidenti, që është edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, theksoi se vendin e presin reforma të rëndësishme në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një një prononcim pak kohë më parë në një aktivitetet të KLD-së, presidenti kishte deklaruar se kriza politike ka bllokuar reformën në drejtësi.
Top Channel