Opozita nesër në parlament
17/03/2010 12:25
Opozita do të jetë e pranishme nesër ne sallën e kuvendit të Shqipërisë vetëm kur të shqyrtohen nismat e propozuara prej saj.
Me këtë vendim ka përfunduar mbledhja e sotme e grupit kuvendor socialist.
Nuk dihet ende se si do të jete ecuria e kësaj seance plenare, e cila pritet me interes jo vetëm nga opinioni vendas, por edhe nga faktori ndërkombëtar.
Më herët socialistet kanë theksuar se data 18 mars është shansi i fundit per zgjidhjen, ndërsa një ditë më parë kreu socialist Edi Rama kërkoi domosdoshmërisht nga mazhoranca hapjen e rrugës për hetimin e zgjedhjeve.
Top Channel