Autoritetet malazeze kanë konfirmuar sot se ish-kryeministri i Tajlandes, Thaksin Shinawatra ndodhet në Mal të Zi.

Megjithatë, autoritetet kane refuzuar të japin detaje mbi mënyren se si Shinawatra ka fituar nënshtetësinë malazeze.

Shinawatra u rrezua nga pushteti në vitin 2006 përmes një grushti shteti të organizuar nga ushtria pas ngritjes se akuzave për korrupsion.

Ndërkohë, mijëra mbështetës të tij në Bangkok vazhdojnë të protestojnë kundër kryeministrit aktual, i cili refuzon të shkrijë Parlamentin.

Top Channel