Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme në politikën e jashtme të vendit tonë.

Kështu ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski pas takimit me admiralin amerikan dhe komandant të krahut jugor të NATO-s, Mark Ficxherald.

Kryeministri Gruevski theksoi se Maqedonia është thellesisht e angazhuar që përmes reformave dhe pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse te japë kontributin e vet në vendosjen e paqes në botë.

Gruevski dhe Ficxherald biseduan edhe për pjesëmarrjen e ushtarëve të Maqedonisë në misionin e ISAF-it në Afganistan, numri i të cilëve në këtë moment është 164, por që pritet të rritet në 250 ushtarë.

Top Channel