Fitzgerald: Hyrja në NATO, e rëndësishme

17/03/2010 16:20

Oficeri i lartë i NATO-s, admirali Mark Fitzgerald ka deklaruar se anëtarësimi i Maqedonisë në Aleancë është shumë i rëndësishëm.

Fitzgerald, i cili po qëndron për një vizitë në Shkup, ka theksuar gjatë një takimi me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, se përfitimet e qytetarëve maqedonas nga anëtarësimi do të jenë të shumta.

Më tej, duke analizuar situatën në rajon, admirali ka vlerësuar se ky është momenti më i mirë për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqine.

Ndërsa Ahmeti, nga ana e tij dha garancinë se BDI po jep kontributin e saj për zgjidhjen e kësaj cështjeje dhe për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Top Channel