Tri organizata joqeveritare te Ferizajit, te mbeshtetur edhe nga Klubi i Gazetareve, kane kerkuar nga Komuna e tyre qe te shpalle, Natasha Kandicin “Qytetar Nderi” te Ferizajt.

Kerkesa i eshte derguar Kuvendit Komunal te Ferizajt dhe eshte nenshkruar nga perfaqesuesit e tri organizatave joqeveritare; INPO, IRP, AVONET dhe Klubi i Gazetareve.

Ne kerkesen e ketyre OJQ-ve thuhet “Po shkruajme ne emer te tri organizatave jo-qeveritare qe veprojne ne Ferizaj me mbeshtetjen e Klubit te Gazetareve te Ferizajt per te kerkuar qe Kuvendi Komunal i Ferizajt te ndaj çmimin “Qytetar Nderi” znj. Natasha Kandic. Ju lutem pranoni konsideraten tone per ju dhe institucionin qe perfaqesoni”.

Top Channel