
Një 65-vjecar me probleme mendore masakroi me një sëpatë bashkëshorten e tij ne fshatin Ecmenik te Devollit.
Ngjarja ndodhi gjatë një debati në shtëpi pas të cilit Hekuran Demiraj rrembeu sëpaten dhe goditi Barie Demirajn duke e vrarë në vend. Pas goditjes edhe të bijën 25-vjecare si dhe vëllanë e bashkëshortes së tij duke i plagosur rëndë që të dy.
Policia sapo është njoftuar ka nisur kërkimet dhe autori është mundur të arrestohet ndërsa po tentonte të largohej nga fshati.
Dy ditë më parë autori i vrasjes i shoqëruar nga bashkëshortja u dërgua për vizite ne spital për shkak të gjendjes depresive nga e cila ai vuante prej kohesh. Mjekët i rekomanduan mjekim por gjendja e tij u rëndua deri sa arriti në akte dhune.
Top Channel