Cervenkovski fton ne debat televiziv Gruevskin

17/03/2010 10:55

Lideri i opozites ne Maqedoni, Branko Cervenkovski ka ftuar ne debat televiziv kryeministrin Nikolla Gruevski per te diskutuar siç tha te gjitha çeshtjet qe do te deshironte kreu i qeverise.

Kjo deklarate erdhi pas akuzave ne rritje nga partia qeverisese VMRO DPMNE se Maqedonia ende vuan periudhen e tranzicionit kur qeveriste opozita aktuale, LSDM.

Sipas kesaj partie, privatizimet dhe mbyllja e fabrikave, humbja e vendeve te punes ndodhen per shkak te LSDM-se dhe qeverisjes se saj, qe perfshin qeverisjet pas viteve ’90 dhe nga 2002-2006.

Lideri i opozites, Cervenkovski ofroi debat ku do te diskutoheshin te gjitha privatizimet dhe ndermarjet qeveritare, por siç tha, edhe ata te periudhes kur ne pushtet ka qene VMRO DPMNE, duke perfshire edhe kater vjeçarin aktual te qeverisjes se partise se kryeministrit.

VMRO DPMNE ose Kryeministri nuk kane reaguar ndaj kesaj oferte.

Top Channel