Adriano, motor për trafikantët e drogës

17/03/2010 16:30

Bomberi i Flamengos, Adriano është marrë në pyetje nga policia e Rios për blerjen e motorave që ua ka dhuruar dy narkotrafikantëve.

Të dy i përkasin zonës së Chatuba ku dhe ka lindur futbollisti. Adriano duhet të paraqitet gjithashtu edhe në komisariatin e antidrogës.

“Të blesh motora dhe t’i dhurosh nuk është e paligjshme, por nëse ua bën këtë dhuratë narkotrafikantëve gjithcka bëhet e dyshimtë. Përse ka blerë dhe dhuruar motora? Sa?”, është shprehur një nga krerët e policisë, Jader Amaral.

Top Channel