Slloveni, samiti i Berdose s’do te anulohet

16/03/2010 11:50

Sllovenia dhe Kroacia, organizatore te samitit te Berdose, po vijojne perpjekjet per te gjetur nje menyre qe ne te te jene te pranishme si Kosova ashtu dhe Serbia.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave opsioni per anulimin e samitit te parashikuar per me 20 mars eshte hequr nga autoritetet e dy vendeve.

Organizatoret e samitit, i cili do te mbledhe lideret e vendeve te Ballkanit, pervec pjesemarresve u kane derguar ftesa edhe reportereve te mediave te ndryshme per te ndjekur evenimentin.

Top Channel