Maqedonia ka vendosur te aplikoje masa shume te forta penalizuese per shkeljen e rregullave te qarkullimit rrugor.

Ne disa raste gjobat jane edhe me te larta se paga mesatare mujore e nje nepunesi.

Qeveria ka thene se e ben kete per te disiplinuar qarkullimin rrugor, ndersa njerezit thone se qeveria e ben kete per te mbushur arken bosh, nderkohe qe me te penalizuarit deri tani jane shqiptaret dhe kosovaret.

Nga deklarata te ndryshme mesohet se nje polici i eshte vene kusht qe cdo dite te gjobise 7 persona me qellim grumbullimin e nje mije eurove.

Verejte serioze ka shprehur edhe komuniteti i biznesit, pasi gjoba per shkelje te ndryshme kane arritur deri ne 22 mije euro.

Top Channel