Kriza, BE arrin marreveshjen per Greqine

16/03/2010 10:20

Ministrat e Financave te vendeve evropiane kane rene dakord mbi menyren per te ndihmuar Greqine, e cila po lufton per te vene nen kontroll situaten financiare.

Pas nje takimi te zhvilluar ne Bruksel, ata zbuluan vetem pak detaje te marreveshjes, pervec vendimit per perjashtimin e nje garancie per dhenien e huave.

Per jave te tera tregjet financiare kane vene ne pikepyetje nese premtimi i BE-se per te ndihmuar Greqine do te behej realitet.

Pas takimit disa oresh, ministrat e Financave te 16 vendeve te eurozones kane rene dakord per menyren se si do te ndihmohet Greqia.

Lideri i tyre, kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker tha se plani konsiston ne mbushjen e boshlleqeve qe mund te dalin gjate betejes se Greqise per te vene nen kontroll financat e saj.

Top Channel