Ka perfunduar me sukses nje operacion i policise se Kosoves ne kapjen e narkotrafikanteve dhe perdoruesve te droges si dhe konfiskimin e nje sasie te konsiderueshme te substancave narkotike.

Njesitet policore prane Departamentit Kunder Krimit te Organizuar arrestuan kater persona gjate nje operacioni policor ne Prishtine dhe Gjilan dhe sekuestruan 10 kilograme droge te llojit marihuane.

Operacioni, sipas policise, eshte ne zhvillim e siper, nderkaq droga e konfiskuar vjen nga tregu shqiptar me destinacion tregun e brendshem kosovar.

Vetem ne tre mujorin e pare te ketij viti, policia e Kosoves ka konfiskuar 15 kilograme droge te llojit heroine dhe 47 kilograme droge te llojit marihuane.

Gjate ketyre operacioneve jane arrestuar gjithsej 100 persona, nderkaq e gjitha kjo eshte bere ne kuader te 50 operacioneve te zhvilluara nga Departamenti Kunder Krimit te Organizuar.

Top Channel