Mediat e Prishtines bene te ditur se qeveria e Kosoves pritet te riformatohet pas zyrtarizmit te rezultatit te zgjedhjeve per kreun e Komunes se Gjilanit, zgjedhjet per te cilin u zhvilluan dje.

E perditshmja “Koha Ditore”, ne numrin e djeshem, i ben nje veshtrim procesit te pritshem te nderrimeve ne qeveri. Ne kete tekst thuhet se “Kryeministri Hashim Thaci ka vendosur te mos beje nderrime ne kabinetin qeverises pa u shpallur rezultati i zgjedhjeve ne Komunen e Gjilanit.

Edhe pse nuk ka specifikuar ndonje date te caktuar, te shtunen, ai ka paralajmeruar se “riformatimi” i qeverise do te ndodhe shume shpejt. Zyrtare te larte te PDK-se rikonfirmuan per “Kohen Ditore” se procesi i nderrimeve ne qeveri do te nise nga anetaret e partise se tyre. Kjo levizje, sic thuhet, do te filloje me shmangien nga pozitat e dyfishta te ministrave dhe zevendesministrave deputete”.

Ndonese nuk kane permendur emra, burimet brenda PDK-s thane se aktualisht ekziston mundesia qe se paku dy prej anetareve te kabinetit qeveritar t’i mbajne pozitat e deputetit. Njekohesisht, sipas tyre, pritet qe Kryeministri Thaci do te beje levizje te ministrave nga nje dikaster ne tjetrin, pa e perjashtuar mundesine e shkarkimeve te disa prej tyre.

Nga java e kaluar, Kryeministri Thaci eshte perballur edhe me kerkesen e shefit te Zyres Civile Nderkombetare, Pieter Feith, qe ta largoje nje minister te kabinetit te tij, per shkak te dyshimit se eshte i perfshire ne keqperdorimin e miliona eurove.  
 

Top Channel