Shkupi kerkon portin e Durresit

15/03/2010 16:45

“Shqiperia do te perfitonte nese nje pjese e infrastruktures se portit te Durresit do ta shfrytezonte edhe Maqedonia”.

Keshtu tha ne Prishtine ministri i Jashtem i Maqedonise, Antonio Milloshovski, ne nje konference te perbashket me homologun e tij kosovar, Skender Hyseni.

“Ka nje interes te perbashket per te dy vendet nese shfrytezojne infrastrukturen. Por duhet te punojme per zhvillimin e korridorit te tete sepse nje shfrytezim maksimal i portit mund te negociohet pasi te ndertohet hekurudha qe lidh Shkupin me Durresin. Ky eshte prioritet i qeverise sime per vitet e ardhshme”, u shpreh Milloshoski.

Sot ne Prishtine presidenti Sejdiu, ministri i Jashtem i Maqedonise, Antonio Milososki, ministri i Puneve te Jashtme i Republikes se Kosoves, Skender Hyseni si dhe ambasadore te akredituar ne Kosove, moren pjese ne inaugurimin e Ambasades se Republikes se Maqedonise ne Prishtine.

Top Channel