Me ftese te ministrit te Puneve te Jashtme te Kosoves, Skender Hyseni, ministri i Jashtem i Maqedonise, Antonio Miloshoski, do te vizitoje sot Prishtinen.

Miloshoski viziton zyrtarisht sot Kosoven
Takime me kreret me te larte te shtetit

Pervec me homologun e tij, ministrin e Jashtem te Kosoves, Skender Hyseni, ministri Miloshoski, ne viziten e tij njeditore do te takohet edhe me krere te larte shteterore te Kosoves, perkatesisht me Presidentin e Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiun, dhe kryetarin e Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqin.

Vizita e tij behet pak dite pasi Kosova dergoi ne Shkup te ngarkuarin me pune, Skender Durmishi. Edhe pse ende nuk jane pergatitur axhendat zyrtare te takimeve qe ai pritet t’i zhvilloje me perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves, jozyrtarisht mesohet se kryediplomati maqedonas do te pritet nga Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaci dhe ministri i Jashtem, Skender Hyseni.

Vizita e Miloshoskit ne Prishtine eshte konfirmuar te enjten per “Express” nga Abdylkader Mehmeti, sekretar shteteror ne Ministrine e Puneve te Jashtme ne Maqedoni.

“Me 15 mars, ministri i Jashtem i Maqedonise do te qendroje ne Prishtine per vizite zyrtare. Vizita e ministrit eshte ne varg te vizitave qe ai po ben ne disa shtete. Kjo deshmon edhe marredheniet shume te mira qe jane mes Maqedonise dhe Kosoves”, tha Mehmeti. Detajet rreth vizites dhe axhenda e takimeve te Miloshoskit ne Prishtine, Mehmeti tha se ende nuk jane finalizuar.

Vizita e Miloshoskit ne Prishtine behet pak dite pasi MPJ e Kosoves dergoi ne Shkup te ngarkuarin e perkohshem me pune, Skender Durmishin. Ky i fundit, meqe nuk eshte ambasador shteti, nuk ka dorezuar fare letrat kredenciale te Presidenti i shtetit mikprites. Per vendosjen e Durmishit si i ngarkuar me pune ne Maqedoni, procedurat kane qene me ndryshe.
 

Top Channel